
BELGJIKË- Një 47-vjeçar, i cili punonte si psikolog në një institucion për personat me aftësi të kufizuara mendore është vendosur në pranga nga autoritetet belge. Kjo pasi akuzohet për një sërë abuzimesh seksuale në qendrën specifike të pritjes, e cila ndodhet konkretisht në komunitetin Anderly.
I dyshuari akuzohet për "më shumë se 10" përdhunime dhe sulme seksuale që ai dyshohet se ka kryer midis korrikut 2022 dhe tetorit 2024.
"Viktimat e tij ishin të rritur që qëndronin në qendër,"- tha për Agence France-Presse Sadrine Veron, zëdhënëse e zyrës së prokurorit.
I arrestuari, i cili mohon çdo përfshirje në këtë rast, akuzohet edhe për falsifikim. Ai dyshohet se ka dorëzuar një diplomë të falsifikuar si psikolog për t'u punësuar në këtë qendër ditore.
47-vjeçari është i ndaluar që prej muajit dhjetor, pas ngritjes së padisë nga një prej viktimat e tij./ZËRI