Bota

Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Një zyrtar i sigurisë së Egjiptit ka thënë për BBC se po përpiqen për arritjen e një armëpushimi, duke shtuar se civilët në Gaza kanë nevojë për ndihmë.

D.XH
Egjipti përpiqet të ndërmjetësojë një
Gaza

GAZA- Izraeli duket i vendosur për të ndërhyrë në Gaza, ndërsa ka tentativa për të arritur një armëpushim, pas 5 ditësh luftimesh të ashpra në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar egjiptian i sigurisë i tha BBC-së se nën direktivat e presidentit Abdel Fattah El-Sisi, qeveria egjiptiane po kryen kontakte dhe diskutime intensive me palët e interesuara, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, për të arritur një armëpushim humanitar, në mënyrë që mund të ofrohet ndihmë mjekësore dhe ushqimore për Rripin e Gazës.

"Përmes pikës kufitare tokësore Rafah, Egjipti gjithashtu vazhdon të mbajë kontakte me Hamasin dhe Izraelin për këtë qëllim. Kanë kaluar pesë ditë nga lufta dhe gjendja e civilëve në Gaza duket të jetë e rëndë", tha zyrtari i sigurisë egjiptiane.

Një zyrtar tjetër i njohur për bisedime i tha BBC-së se një pauzë e mundshme gjashtë-orëshe, për të lejuar korridorin humanitar, po diskutohet me palët e përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, shefi i OKB-së Antonio Gueterres ka bërë thirrje, që të mos vriten civilët dhe që situata në Izrael, të mos përshkallëzohet në rajon apo më gjerë. Tensionet në Izrael u shtuan, kur Hamasi sulmoi në mënyrë të befasishme, duke vrarë 1200 persona. Izraeli u përgjigj, teksa vrau 1100 njerëz./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB