Bota

Izraeli pritet të hyjë në Gaza, përgatiten spitalet

Operacioni i Izraelit në Gaza pritet të nisë së shpejti. Spitalet janë bërë gati, nëse situata agravon.

D.XH
Izraeli pritet të hyjë në Gaza, përgatiten spitalet
Gaza

GAZA – Izraeli duket i vendosur që të zhvillojë operacionin, që aq shumë e ka propaganduar, atë tokësor në Gaza, vendbanim që ka një popullatë më tepër se 2 milionë banorë.

Një numër i madh trupash tashmë janë mbledhur në jug të Izraelit. Së bashku me shumë tanke dhe mjete të tjera të blinduara, ata janë bërë gati për të nisur operacionin e madh në Gaza. Edhe spitalet janë bërë gati, në rast se situata përkeqësohet.

Nuk është ende e qartë se kur do të jepet urdhri, ose cilat janë objektivat përfundimtare të qeverisë izraelite. Zyrtarët izraelitë flasin për krijimin e një realiteti të ri të Lindjes së Mesme, në thelb një Gaza pa Hamasin. Të gjithë treguesit janë, se ky operacion do të jetë shumë i madh.

Në pesë ditë sulme, Izraeli ka vrarë më shumë se 800 persona. Ka të ngjarë që Izraeli të vazhdojë të godasë Gazën nga ajri për disa ditë, duke e dobësuar Hamasin aq shumë, sa që kur të jetë çasti për ndërhyrje tokësore, aftësia e grupit për të luftuar do të ketë degraduar.

Me disa pjesë të Gazës të kthyera në gërmadha dhe rreth çerek milioni palestinezë tashmë në lëvizje, perspektivat për ditët në vijim duken jashtëzakonisht të zymta.

Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1200 persona, ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke ekzekutuar mbi 1100 palestinezë. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB