
ISRAEL - Roi Peleg, një i mbijetuar i festivalit, ku Hamasi vrau shumë persona, foli për TV MEGA, për momentet e vështira që ka përjetuar.
“Rreth orës 6 të mëngjesit filluam të dëgjonim bomba dhe raketa dhe muzika pushoi. Shkuam te makinat tona për të marrë gjërat që kishim me vete dhe më pas filluam të vrapojmë.
Ndërsa shkuam drejt veriut, militantët e Hamasit filluan të qëllojnë në çdo drejtim. Ne u përpoqëm të fshiheshim. U fshehëm diku dhe po dëgjonim të shtënat, që po na afroheshin”, tha i mbijetuari.
I mbijetuari Peleg deklaroi se shumë miq të tij vdiqën nga sulmi i tmerrshëm i Hamasit.
“Dolëm në rrugë, por ata na kishin mbyllur në një rrethim dhe po gjuanin me armë. Ne u fshehëm nën disa pemë portokalli.
Ushtria izraelite u përpoq të na ndihmonte, por vetëm pas 6 orësh ia doli mbanë. Tani shumë nga miqtë e mi ose janë të zhdukur ose të vdekur”, deklaroi ai.
Hamasi qëlloi me armë personat që ishin në festival, duke vrarë 260 persona./Zëri.ai/