Bota

Pa energji e ujë, në Gaza mund të shpërthejë krizë humanitare

Ekspertët parashikojnë se operacioni i Izraelit në një zonë të populluar si Gaza, mund të bëjë që në zonë të shpërthejë një krizë humanitare.

D.XH
Pa energji e ujë, në Gaza mund të shpërthejë krizë
Luftimet në Gaza

GAZA -Lufta midis Izraelit dhe Hamasit është gati të hyjë në një fazë të re, pas informacioneve për një operacion të afërt tokësor izraelit në Gaza.

Mund të jetë një luftë e tmerrshme e një konflikti në zemër të një qyteti jashtëzakonisht të populluar, me një rrjet të gjerë nëntokësor tunelesh dhe prani të pengjeve, kryesisht izraelitë. Të hënën, Izraeli urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha furnizimeve për Rripin e Gazës, si pjesë e "rrethimit total" të enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi.

Operacioni i përbashkët i luftës

Vazhdimi i aksionit duket i paracaktuar: "Izraeli do të nisë një operacion të madh të përbashkët lufte nga ajri, toka, deti dhe hapësira", siguron përmes Tuitter (X) John Spencer, një ekspert në Institutin e Luftës Moderne të akademisë amerikane Uest Point.

Sulmet fillimisht do të synojnë qendrat komanduese të Hamasit dhe forcat e tij. Plumbat do të vijnë nga të gjitha anët. Në të njëjtën kohë, ushtria po përgatitet të pushtojë Gazën”, parashikon Alexander Greenberg nga Instituti i Jerusalemit për Strategjinë dhe Sigurinë (JISS).

Luftë e rrezikshme

Analisti i Janes, Andreu Gayler, një ish-oficer britanik, përshkruan një "fushë betejë të rrezikshme, ku kërcënimi vjen nga kudo", nga kanalizimet te çatitë, nga bodrumet te tavanet e rreme, pasi dhe popullata mund të luftojë.

"Spastrimi i çdo ndërtese, do të nënkuptojë vendosjen e njësive të asgjësimit të eksplozivëve kudo, në shkallë, litarë, eksplozivë, të gjitha do jetë nën zjarrin e armikut, ndoshta në errësirë ​​të plotë", shpjegon eksperti. Ai shprehet se nëse përdoret artileri e rëndë, pasojat mund të jenë katastrofike.

Popullata në Gaza dhe tunelet nëntokësore

Rreth 2.3 milionë palestinezë jetojnë në Gaza, nën bllokadën izraelite që nga viti 2007. Në këtë zonë gjendet një labirint rrugësh të ngushta me popullsi të dendur, mbi një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore që ushtria izraelite e quan "metroja e Gazës".

Qindra tunele janë hapur në kufirin 14 km të gjatë midis Rripit të Gazës dhe Sinait të Egjiptit, për lëvizjen e personave të armatosur të Hamasit. Shumë tunele janë shkatërruar. Që nga viti 2014, Hamasi ka gërmuar dhe ka hapur tunele nëntokësore brenda territorit të Rripit të Gazës.

Personat e armatosur të Hamasit, të vendosur në një thellësi prej 30 ose 40 metrash nga sipërfaqja e tokës, lëvizin lirshëm atje, të mbrojtur nga sulmet izraelite. Raketahedhëset janë të fshehur disa metra nën sipërfaqen e tokës dhe kanë aftësinë të lëshohen falë një sistemi automatik të çeljes.

Ushtria izraelite e bombardoi rëndë këtë rrjet tunelesh në vitin 2021. Megjithatë, nëse një pjesë e rrjetit është e njohur për forcat e armatosura izraelite, por pjesët e tjera mbeten sekrete dhe janë në gjendje të ndërlikojnë seriozisht operacionet. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB