
BERLIN- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Berlinin, ku zhvilloi një takim “kokë më kokë” me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Përveç konferencës së përbashkët një darkë u zhvillua mes dy liderëve, ku gazetarët turk kanë zbuluar detaje të diskutimeve mes tyre.
Mësohet se në tryezë u diskutua rreth forcave ushtarake dhe presidenti turk i ka bërë një propozim kancelarit gjerman. Erdogan vendosi koncesionin e avionëve pa pilot (UAV dhe UCAV) në këmbim të avionëve Eurofighter. Turqia si duket po ndërmer hapa për të përmbushur në mënyrë të përhershme nevojat për avionë luftarakë.
"Kancelari gjerman nuk ka komentuar nëse do të na japë apo jo Eurofighters. Ne tashmë e kemi dhënë përgjigjen tonë qartë. Nëse na japin ata avionë, mirë, por nëse nuk i japin, atëherë a nuk mendoni se ka ndonjë derë tjetër ku mund të trokasim? Ka shumë. Mos harroni se çfarë ndodhi me sistemet e mbrojtjes ajrore para S400? Amerika nuk siguroi sistemet e mbrojtjes ajrore që duhej të siguronte, kështu që ne blemë S400 nga Rusia. Aktualisht kemi S400. Jemi në rrugën tonë për t'u bërë një vend që prodhon dhe përdor armët e veta. Ne po ndërmarrim hapa për të përmbushur në mënyrë të përhershme nevojat tona për avionë luftarakë”,-u shpreh gazetari turk.
Përveç Gjermanisë, Turqia po zhvillon bisedime me Britaninë dhe Spanjën për blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter. Vizita e Erdogan në Gjermani ishte parashikuar për tu zhvilluar më herët por u shty për shkak të deklaratave të tij të ashpra ndaj Izraelit. Erdogan e cilësoi këtë javë Izraelin një vend terrorist që synon të shkatërrojë Gazën dhe i ka përshkruar militantët e Hamasit “luftëtarë të rezistencës” që përpiqen të mbrojnë tokën dhe popullin e tyre./Zëri.ai