Bota

FOTOT e dhunës/ Ish-presidenti i Argjentinës akuzohet se ka rrahur ish-partneren

Ajo që ka tronditur opinionin publik në Argjentinë janë fotot që po qarkullojnë në të cilat duket ish-zonja e Parë Fabiola Yañez me fytyrën dhe pjesët e tjera të trupit dukshëm të nxira dhe të enjtura.

k.m.
FOTOT e dhunës/ Ish-presidenti i Argjentinës akuzohet se ka rrahur
Fabiola Yañez dhe Alberto Fernández

BUENOS AIRES- Një rast i dhunës gjinore është kthyer në çështje politike. Ajo që ka tronditur opinionin publik në Argjentinë janë fotot që po qarkullojnë në të cilat duket ish-zonja e Parë Fabiola Yañez me fytyrën dhe pjesët e tjera të trupit dukshëm të nxira dhe të enjtura. Për dhunën e ushtruar ndaj saj, ajo ka akuzuar bashkëshortin e saj, ish-presidentin Alberto Fernández.

FOTOT e dhunës/ Ish-presidenti i Argjentinës akuzohet se ka rrahur
Fabiola Yañez

Sipas mediave të huaja, Gjykata Federale e Buenos Aires hapi një hetim penal mbi akuzat për "terrorizëm psikologjik", ngacmim telefonik dhe abuzim fizik për Fernancez. Fabiola Yáñez është ish-partnerja dhe nëna e fëmijës së tij të dytë.

Fotot dhe bisedat e zbuluara nga gazeta Infobae

“Situata nuk po funksionon, ju vazhdoni të më goditni.Nuk mund të të lë të ma bësh këtë kur nuk të kam bërë asgjë. Dhe gjithçka që po përpiqem të bëj me mendjen time të fokusuar është të të mbroj ty dhe ti më godet. Nuk ka asnjë justifikim. Edhe më godet sërish. Ti je i çmendur.

Dhe Fernandez përgjigjet: Ndihem keq.

Urdhri thotë se Yáñez, e cila dëshmoi me telefon nga shtëpia e saj në Madrid, ka vendosur të ngrejë akuza kundër Fernández, por nuk jepen detaje të tjera lidhur me akuzat e saj. Fernández, një politikan me prirje të majtë, i cili ishte president i Argjentinës nga viti 2019 deri në vitin 2023, mohoi me forcë akuzat e saj dhe premtoi se do t'i provonte gjykatave se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

"Është e rreme dhe ajo për të cilën jam akuzuar tani nuk ka ndodhur kurrë," tha Fernández në një deklaratë të postuar të martën në platformën e mediave sociale X, duke refuzuar të thotë më shumë për mediat, duke përmendur privatësinë e familjes së tij.

Në vendim, gjykatësi Julián Ercolini i dha Yáñez një urdhër ndalimi që e pengon ish-presidentin t'i afrohet më shumë se 500 metra larg dhe po ashtu, i ndalohet që të kontaktojë me të./ZËRI

Poll

MOS HUMB