
BERLIN- Ligjvënësit gjermanë do të miratojnë legjislacionin për dekriminalizimin e përdorimit personal të kanabisit këtë javë, duke hapur rrugën që ai të hyjë në fuqi më 1 prill, sipas ministrit të Shëndetësisë Karl Lauterbach. Ligji, i cili do të miratohet në dhomën e ulët të parlamentit më së voni deri të premten, do t'u lejojë të rriturve të posedojnë deri në 25 gramë kanabis, të kultivojnë maksimum tre bimë për konsum privat dhe të kultivojnë drogën si pjesë e klubeve jofitimprurëse të kanabisit në 500 anëtarë.
Ky është hapi i parë drejt një legalizimi më të gjerë të marihuanës në ekonominë më të madhe të Evropës. Planet e mbështetura nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz u zvogëluan dhe u vonuan për shkak të kundërshtimit nga disa ligjvënës në koalicionin qeverisës.
Përpjekja e qeverisë ka tërhequr gjithashtu kritika të forta nga konservatorët kryesorë të opozitës gjermane, të cilët argumentojnë se dekriminalizimi do të dëmtojë shëndetin e të rinjve dhe do të rrisë barrën mbi policinë. Aleanca në pushtet thotë se qëllimi është të frenojë tregun e zi, të trajtojë krimin e lidhur me drogën dhe të mbrojë kundër produkteve të kontaminuara./ZËRI