
BERN- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e modeles zviceriane, Kristina Joksimoviç nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Thomas, mbiemri të cilit nuk bëhet me dije. Sipas burimeve, Joksimoviç, nëna e dy fëmijëve, kishte kërkuar divorcin prej bashkëshortit pasi ai e dhunonte. Policia dyshon se xhelozia është arsyeja e vrasjes. Ata prej muajsh kishin probleme të shumta me njëri-tjetrin madje, modelja e kishte denoncuar atë më parë për dhunë. Një nga miqtë e 38-vjeçares tha për Daily Mail se ajo kërkoi divorcin, por ishte e frikësuar prej tij.
“Ajo kërkoi divorcin, por kishte frikë prej tij”, tha miku i saj. Viktima, ka postuar për herë të fundit një foto në Instagram së bashku me 41-vjeçarin Thomas dhe dy fëmijët e tyre, ku ka shkruar: Bota ime! Ky postim bëri që shumë pak njerëz të dyshonin në problemet e vërteta mes çiftit dhe miqtë menduan se gjërat mes tyre tashmë ishin në rregull.

Sipas raportit mjeko-ligjor, Christina fillimisht është mbytur dhe më pas trupi i saj është copëtuar me një sharrë. Biznesmeni u përpoq të fshinte gjurmët nga krimi makabër duke futur pjesët e trupit në një blendër. Ai është djali i një avokati të njohur në Berna dhe ka firmën e tij konsulente. 41-vjeçari e pranoi se vrau gruan e tij dhe depozitoi një kërkesë për t’u lënë i lirë. Kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata e Lozanës dhe dyshohet se ai ka çregullime mendore. Sipas hetimeve, Thomas, gjithashtu rezulton se ka dhunuar partneret e tij të mëparshme. Çifti jetonte në një rezidencë luksoze në Bazel me dy vajzat e tyre të vogla.
Kristina, me origjinë nga Benningen, me origjinë serbe, kishte hequr dorë nga modelingu për t'u përqendruar në "gjetjen dhe frymëzimin e modeleve të gjeneratës së re". Ajo gjithashtu u jepte mësim kandidateve të konkursit Miss Zvicra të ndiqnin hapat e saj. /ZËRI