
BEJRUT- Ekranet e informacionit në aeroportin e Bejrutit u hakuan dhe në to u shfaq një mesazh drejtuar liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në mesazh shkruhej: Në emër të Zotit dhe të popullit, aeroporti në Bejrut nuk i përket Hezbollahut dhe Irani. Nuk do të gjeni përkrahës nëse e fusni Libanin në luftë dhe do të mbani përgjegjësi për pasojat. Ne nuk do bëjmë luftë në emër të dikuj tjetër. Ju shkatërruat portin tonë, tani doni të shkatërroni aeroportin tonë duke sjellë armë.
Pra mesazhi i tyre kryesor ishte që të mos përfshihej edhe Libani në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.
Israel at War - January 7, 2024
— Real Life Footage (@RealLifeFootage) January 7, 2024
Cyber attack at Beirut Airport today‼️
All the screens in the airport were taken over and displayed the text:
"Rafik Hariri Airport is not the airport of Hezbollah and Iran.
"Hassan Nasrallah - You will not get support if Lebanon plunges into… pic.twitter.com/Fy2X0oZ4bB
Një grup anti-Hezbollah mori përgjegjësinë për hakerimin dhe një punonjës i aeroportit, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha Arab Neës se tre persona përgjegjës ishin arrestuar.
Në dy fjalime javën e kaluar, Nasrallah paralajmëroi se Izraeli verior "do të jetë i pari që do të paguajë çmimin" nëse lufta përhapet në kufirin izraelito-libanez. Po ashtu, u zotua të hakmerret për vdekjen e nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri , i cili u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut./ZËRI