Bota

Gjendet në 52 metra thellësi trupi i pajetë i pilotit grek

Trupi pa shenja jete i personit të vetëm në mjet ndodhej akoma brenda helikopterit i cili u rrëzua mëngjesin e djeshëm në plazhin Achladiou

D.XH
Gjendet në 52 metra thellësi trupi i pajetë i pilotit grek
Kërkimet për trupin e pajetë të pilotit

GREQI - Një ditë pasi një helikopter ka rënë në det në plazhin Achladiou në mëngjesin e djeshëm në Evia, është gjendur pa shenja jete trupi i pajetë i pilotit.

Rojet Bregdetare, pas kërkimeve të shumta, kanë nxjerrë pa shenja jete, trupin e pajetë të pilotit të helikopterit. Piloti është gjetur 52 metra në thellësi në detit dhe ndodhej ende në brendësi të helikopterit, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Rojet Bregdetare greke kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet bregdetare të tjera, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga thellësia e ujit.

Helikopteri A-109 është ngritur dje në mëngjes nga Afidna-s, ndërsa piloti informoi se do të ulej në Mantoudi të Evias.

Helikopteri u ngrit në orën 10:13 nga Mantoudi dhe më tej ka humbur gjurmët. Gjatë ditës së djeshme, helikopteri u rrëzua në det, ndërsa shpresat për të gjetur gjallë pilotin (i vetmi person në helikopter) ishin të pakta. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB