Bota

I burgosuri shqiptar në Gjermani arratiset gjatë transportimit, nis kërkimi

Shqiptari u arratis ndërsa hipte në mjetin e transportit, edhe pse kishte pranga në duar. 

k.m.
I burgosuri shqiptar në Gjermani arratiset gjatë transportimit, nis
Shqiptari i arratisur

GJERMANI- Një i burgosur shqiptar në Gjermani është arratisur teksa po bëhej gati transportimi i tij në një tjetër burg. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:00 në distriktin Baden Aargau. Sipas mediave gjermane, shqiptari u arratis ndërsa hipte në mjetin e transportit, edhe pse kishte pranga në duar. 

Policia gjermane ka publikuar një foto të tij, por nuk ka bërë të ditur identitetin, por kërkon ndihmë nga qytetarët që nëse e shohin të njoftojnë uniformat blu. Por bashkë me kërkesën për ndihmë, Policia njofton se shqiptari nuk përbën kërcënim për publikun sepse është ndaluar vetëm për krim kundër pronës. 

"Për arsye privatësie, nuk mund të komentojmë mbi faktet specifike të çështjes. I arratisuri është dënuar tashmë në shkallën e parë, por vendimi nuk është bërë ende i formës së prerë,"-tha Annette Kielholz, zëdhënëse e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe të Punëve të Brendshme.

Më shumë se 4,000 transportime të të burgosurve kryhen në Aargau çdo vit, por një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë, të paktën në këtë rajon./ZËRI

Poll

MOS HUMB