Bota

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët uzina më e madhe e gazit në botë, dëme të mëdha materiale

Sulmi vjen pasi Teherani kishte paralajmëruar se do të godiste infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin, si përgjigje ndaj sulmit të përbashkët të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj impianteve të tij të gazit.

I.F
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët uzina më e madhe e
Pamje nga sulmi

DOHA- Ministria e Brendshme e Katarit deklaron se një sulm nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor të gazit në vend në zonën industriale të Ras Laffan-it. Sulmi vjen pasi Teherani kishte paralajmëruar se do të godiste infrastrukturën energjetike në të gjithë Gjirin, si përgjigje ndaj sulmit të përbashkët të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael ndaj impianteve të tij të gazit.

“Shërbimet e mbrojtjes civile po ndërhyjnë për të shuar zjarrit në zonën industriale të Ras Laffan pas sulmit iranian, pasi janë shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Sipas raportimeve, impiantet e Ras Laffan për gaz natyror të lëngshëm (GNL) ishin në proces evakuimi për shkak të kërcënimit iranian ndaj infrastrukturës energjetike të Gjirit.

Katari ka ndërprerë plotësisht prodhimin e gazit natyror të lëngshëm për shkak të këtyre tensioneve, dhe çdo dëmtim i impianteve mund të zgjatë ndërprerjen e furnizimit përtej majit, duke kërcënuar që të nxjerrë jashtë funksionit një të pestën e furnizimit global të GNL-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB