Bota

Kishte planifikuar të vriste shokët e klasës, arrestohet i mituri në Pejë

I mituri akuzohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

E.K
Kishte planifikuar të vriste shokët e klasës, arrestohet i mituri
Policia e Kosoves

PEJË- Policia e Kosovës ka parandaluar ditën e sotme një krim të rëdnë në qytetin e Pejës, teksa është arrestuar një i mitur.

Sipas mediave vendase, dyshohet se i mituri kishte planifikuar një sulm për të vrarë shokët e klasës.

I mituri akuzohet për veprën penale “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Nuk dihet ende shkaku pse i mituri e kishte planifikuar këtë sulm, teksa kujtojmë se më herët gjatë këtij viti, një sulm i ngjashëm ka ndodhur në një shkollë në Beograd, ku të vrarë mbetën 9 nxënës dhe roja i shkollës.

Njoftimi i policisë:

Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prokuroria Speciale ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit, i cili ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Poll

MOS HUMB