Bota

Lufta/ Momenti kur Von der Leyen dhe Metzola nxitojnë të strehohen në tunel pas sirenave për sulm

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar në mediat e huaja gjatë kohës që Von der Leyen dhe Metzola kanë qenë duke u takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog ranë sirenat e alarmit dhe ato nxituan për tu fshehur në një tunel të sigurtë. 

E.K
Lufta/ Momenti kur Von der Leyen dhe Metzola nxitojnë të strehohen
Ursula Von der Leyen duke nxituar të fshihet në tunelin e sigurisë

IZRAEL- Vizita e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metzola një ditë më parë në Izrael është shoqëruar me incidente.

Siç mund të shihet dhe në videon e publikuar në mediat e huaja gjatë kohës që Von der Leyen dhe Metzola kanë qenë duke u takuar me presidentin izraelit Isaac Herzog ranë sirenat e alarmit dhe ato nxituan për tu fshehur në një tunel të sigurtë. 


Pamjet qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale. Ato shihen të tronditura teksa nxitojnë për tu futur në tunel, të asistuara dhe nga personeli i sigurisë. 

"Ishim në Kfar Azza. Një nga epiqendrat e mizorive të kryera nga Hamasi fundjavën e kaluar. Tmerri i asaj që ndodhi këtu është përtej fjalëve. Vajtojmë së bashku me familjet e viktimave”, shkruante më herët në X Von der Leyen./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB