
IZRAEL- Lior Raz, protagonisti i serialit “Fauda”, i cili shfaqet në Netflix, ndodhet aktualisht në vijën e parë të frontit të luftës në Izrael. Sipas një video që ai ka postuar në X (ish-Twitter), aktori 51-vjeçar mund të shihet së bashku me krijuesin e serialit Avi Issacharoff.
Roli i Razit në operacionin e shpëtimit nuk është konfirmuar nga zyrtarët izraelitë.
Accompanied by Yohanan Plesner @yplesner and Avi @issacharoff , I headed down south to join hundreds of brave "brothers in arms" volunteers who worked tirelessly to assist the population in the south of Israel. We were sent to the bombarded town of Sderot to extract 2 families pic.twitter.com/WpM9JLeOZM
— Lior Raz (@lioraz) October 9, 2023
Seriali hit "Fauda" (në hebraisht do të thotë kaos) bazohet në përvojat reale të Isakharov në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Sezoni i parë u transmetua në vitin 2015 dhe do të transmetohet për sezonin e pestë në platformën Netflix. Personazhi i Raz, Doron Kavillio, është një agjent që gjuan një terrorist të Hamasit të quajtur "Pantera".
Përveç kësaj, aktori izraelit ka marrë pjesë edhe në produksione ndërkombëtare, si filmi "Mary Magdalene" përkrah Joaquin Phoenix dhe "6 Underground" me Ryan Reynolds. Ai gjithashtu pritet të shfaqet në vazhdimin e Ridley Scott's Gladiator.
Të dy, Raz dhe Issacharov shërbyen në forcat speciale gjatë shërbimit të tyre të detyrueshëm në ushtrinë izraelite.
Raz lindi në vendbanimin Ma'ale Adumim në Bregun Perëndimor nga një baba irakian dhe një nënë algjeriane. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Raz u rekrutua në njësinë antiterroriste, "Duvdevan", që do të thotë "qershia mbi tortë". Raz, më pas u transferua në Los Anxhelos ku punoi si truprojë e Arnold Schwarzenegger./Zëri.ai