Bota

Zelensky anulon fjalimin në Rumani

Fjalimi i presidentit ukrainas mund të ndërpritej nga deputetë pro rusë. Por, dhe vetë Zelensky ka thënë se nuk do të mbajë asnjë fjalim

D.XH
Zelensky anulon fjalimin në Rumani
Zelensky në Rumani

RUMANI - Media ukrainase “Kiev Independient” ka bërë me dije në rrjetin social X, se fjalimi i presidentit ukrainas Volodymir Zelensky në Bukuresht të Rumanisë është anuluar.

Fjalimi i Zelenskyt nuk do të mbahet në Bukuresht, për shkak se ai mund të ndërpritet nga disa deputetë pro-rusë.

Në një deklaratë zyrtare me homologun rumun, Klaus Iohannis, Zelensky po ashtu tha se nuk ishte i përgatitur për një fjalim.

“Patjetër që kam ardhur të vizitoj popullin e Rumanisë, t’i jem mirënjohës dhe të diskutoj me presidentin Iohannis.

Gjithashtu në agjendën time është takimi me kryeministrin dhe biseda me disa deputetë të Parlamentit. Nuk kam përgatitur asnjë fjalim, me gjithë respektin për këtë vend”, deklaroi ZelenskyKreu i shtetit të Ukrainës, bëri një postim në X pas vizitës në Rumani, ku tha se falënderon popullin rumun, për mbështjen ndaj Kievit, në luftën ndaj pushtuesve rus. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB