Bota

Me armë në makinë dhe në brez, çfarë iu gjet mafiozit grek pas ekzekutimit

Edhe pse kishte armë në brez dhe në makinë, 44-vjeçari është zënë në befasi, duke e pasur të vështirë të reagonte

E.K
Me armë në makinë dhe në brez, çfarë iu gjet
Viktima

ATHINË- Vangjelis Zabunis, një personazh i njohur i botës së krimit në Greqi, është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme. Ndaj tij është qëlluar me të paktën 80 plumba, teksa po hipte në makinën e blinduar. Mediat greke raportojnë se në makinën e blinduar janë gjetur armë dhe municione, të cilat ai nuk mundi që t’i përdorte për shkak të breshërisë së paprecedentë të plumbave.

Mësohet se në makinën e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë. Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.

Pak minuta pas ekzekutimit të Zabunis, në dalje të Athinës u gjet një mjet i djegur, që dyshohet se u përkiste autotëve, e cila ishte marrë me qera vetëm pak ditë para ngjarjes.

Brenda makinës së shkrumbuar u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit mbi 44-vjecarin.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafias greke. Para 4 vitesh ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma. Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë, si dhe lëshuan drejt tij më shumë se 80 plumba.

Zabunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobëvënie./ZËRI 

Poll

MOS HUMB