SERBI- Presidenti i Serbisë Akesandër Vuçiç ka habitur me deklaratën e tij të fundit në një takim me Patriarkun Profirije dhe presidentin e republika Srpska, Milorad Dodik. Sipas një deklarate, ata kishin një bisedë domethënëse për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Vuçiç lëshoi një ultimatum në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, ka thënë presidenti gjatë një eventi.
Për këtë ka reaguar ashpër deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, që i kërkon dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës.
Kjo vjen në të njëjtën ditë kur në Beograd u mbajt dhe vazhdimi i seancës konstituive të parlamentit të ri, ku ashtu si herën e parë, vëmendje të madhe mori Kosova.Ana Brnabiq, kandidate për kryetare të Kuvendit të Serbisë, tha gjatë seancës se opozita me koalicionin “Serbia Kundër Dhunës”, në vitin 2022 në Vjenë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./ZËRI