
Dmitry Medvedev
Qëllimi i stërvitjeve taktike të planifikuara të armëve bërthamore të Rusisë është të përpunohet një përgjigje ndaj çdo sulmi në tokën ruse që Perëndimi ka lejuar Ukrainën të kryejë me armët që ajo furnizon, tha sot zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev. Ai, paralajmëroi Perëndimin se Rusia mund të sulmojë jo vetëm Ukrainën në përgjigje të sulmeve të tilla.
“Në rrethana të caktuara, përgjigja (për sulme të tilla) nuk do të synohet vetëm në Kiev”, shkroi Medvedev në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Dhe jo vetëm me eksplozivët konvencionalë, por edhe me një lloj të veçantë armësh”, shtoi ai./ZËRI
Poll