
BERLIN- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar kreun e Partiosë Demokristiane Friedrich Merz për vendimin e tij për të shtyrë në parlament një rezolutë "të ashpër" të imigracionit, ku bashkoi votat me Partinë e Ekstremit të Djathtë në një cëcshtje shumë të diskutueshme në vend. Angela Merkel e quajti një “gabim” aleancën e partisë së saj CDU-së dhe AfD-së për rezolutën e emigracionit.
Megjithëse rezoluta nuk ishte detyruese, ishte hera e parë që një parti kryesore demokratike ishte të mbështetje të një grupi të ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore për të fituar shumicën.
Në një ndërhyrje të rrallë të drejtpërdrejtë në politikë që nga përfundimi i mandatit të saj të fundit në 2021, Merkel publikoi një letër të hapur duke thënë se Merz – lideri konservator që kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt – duhet të kishte ndjekur një propozim që vë frena mbi çdo shumicë parlamentare që kërkon mbështetje për Alternativën kundër emigracionit për Gjermaninë.
Indinjatë për votën
Paralajmërimi i befasishëm i Merkelit për Merz vjen në krye të një vale zemërimi të shkaktuar nga votimi i së mërkurës që mund të përmbysë fushatën për zgjedhjet e 23 shkurtit. Udhëheqësi konservator e justifikoi përpjekjen e tij për të riparuar politikën e imigracionit duke thënë se sulmi vdekjeprurës me thikë të javës së kaluar në Bavari - i kryer me nga një 28-vjeçar afgan, kërkesa për azil të cilit ishte refuzuar, provoi se nevojiteshin veprime radikale.
Në letrën e saj, Merkel duket se mbështet në mënyrë Scholtz dhe të Gjelbërit, të cilët thonë se propozimet e Mertz janë jokushtetuese dhe kundër ligjit të Bashkimit Evropian. Duke iu referuar sulmit në Bavari, në të cilin u vranë dy persona, duke përfshirë një fëmijë dy vjeçar, Merkel u kërkoi "të gjitha partive demokratike të punojnë së bashku përtej kufijve politikë partiakë". /ZËRI