
TIRANË- Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Ende nuk ka emra se kush do jetë bashkëkryetar nga opozita në këto dy komisione. Bardhi tha se kjo do vendoset në mbledhjen e grupit të Rithemelimit.
"Në vijim të mbledhjes së shkuar të konferencës së Kryetarëve ku ramë në dakord në parim për të normalizuar veprimtarinë në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chep-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj. Do shkoj me propozime konkrete në grup, është grupi i PD që vendos se kush janë përfaqësuesit e vet", tha Gazment Bardhi.
Bardhi ndër të tjera ka deklaruar se krerët e komisioneve hetimore që u “fituan” nga opozita do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamentare përkatëse. I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisioneve hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamentar të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.
Kush do ti drejtojë komisionet parlamentare?
Bardhi: Kjo nuk është çështje e konferencës së kryetarëve, por e grupeve parlamentare. Pra do të jetë vendimmarrje e grupeve parlamentare në vijim. Si kryetar i grupit parlamentar nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty pastaj kolegëve të grupit parlamentar.
Nuk kam ndërmend të ndalem te projeksioni i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencën e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamentare, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot.
Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmëruar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisioneve hetimore do të jenë të hapura.
A do të jeni një prej kryetarëve të komisioneve hetimore?
Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamentar, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamentar.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy komisionet hetimore për të cilat u ra dakord mes mazhorancës dhe socialistëve, atë për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS dhe koncesioneve në shëndetësi. Vendimi për ngritjen e komisionit për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të ketë si objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e çështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistmeit TIMS dhe velrësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi./ZËRI