
ZIMBABVE- Fitorja e Brooke Bruk-Jackson, një modele e bardhë, në konkursin kombëtar të bukurisë ka shkaktuar bujë në Zimbabve. Brooke Bruk-Jackson, është një modele 21-vjeçare, e lindur dhe e rritur në vendin afrikan dhe duke fituar konkursin ajo është modelja e parë nga vendi që merr pjesë në Miss Universe pas 22 vitesh ku Zimbabve mungonte.
Në mediat sociale, shumë venë në pikëpyetje vendimin e jurisë, duke thënë se, në vitin 2023, ishte qesharake të kurorëzoje vajzën e kolonëve të bardhë si përfaqësuese të një vendi kolonizator koloniale.
View this post on Instagram
Zimbabve është një vend në jug të Afrikës Lindore. Gjatë kohërave koloniale ishte një koloni britanike dhe quhej Rodezia Jugore dhe më vonë vetëm Rodezia. Vendi fitoi pavarësinë në vitin 1965, e cila më pas, dhe nëpërmjet entiteteve të ndërmjetme shtetërore informale, u njoh zyrtarisht si Zimbabve në vitin 1980. Aktualisht, nga popullsia totale e vendit, vetëm 30,000 janë të bardhë./Zëri.ai