Bota

'Ëndërroj ta vendos Zelenskyy-n në bodrumin tim', lideri çeçen bën deklaratën e fortë

Kjo ishte përgjigja e tij në pyetjen se çfarë fati e pret Zelenskyy-n, kur të përfundojë lufta.

E.K
'Ëndërroj ta vendos Zelenskyy-n në bodrumin tim',
Volodymyr Zelenskyy dhe Ramzan Kadyrov

UKRAINË- "Unë ëndërroj ta vendos Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në bodrumin tim në Çeçeni", kështu u shpreh këtë të premte udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov. Kjo ishte përgjigja e tij në pyetjen se çfarë fati e pret Zelenskyy-n, kur të përfundojë lufta.

"Ne do ta fitojmë luftën, do t'i përfundojmë djajtë atje. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më pak djaj do të ketë. Atëherë bota do të pastrohet nga djajtë. Unë kam një ëndërr, ta vendosim Zelenskyy-n në bodrumin tonë në Çeçeni ", tha Kadyrov.

Kohët e fundit ai urdhëroi ministrin e Kulturës Musa Dadaev që të bënte muzikë çeçene "në përputhje me mentalitetin çeçen", kështu që tani të gjitha veprat muzikore, vokale dhe koreografike duhet të korrespondojnë me një ritëm prej 80 deri në 116 rrahje në minutë./ZËRI

Poll

MOS HUMB