
IZRAEL – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë edhe një herë thirrjet për një armëpushim në Gaza, ku numri i të vdekurve palestinezë në sulmet izraelite i ka kaluar 10000.
“Një armëpushim do të ishte një dorëzim para Hamasit, do të ishte një fitore për atë organizatë terroriste. Nuk do të ketë armëpushim të përgjithshëm në Gaza pa lirimin e pengjeve tona. Mendoj se do të kontrollojmë rrethanat në Gaza, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave humanitare. Por unë nuk mendoj se do të ketë një armëpushim të përgjithshëm, do ishte dorëzimi ynë,"- tha Netanyahu për rrjetin amerikan ABC News, kur u pyet për mundësinë e një pauze humanitare.
Ai pretendoi se një armëpushim do të pengojë përpjekjet e qeverisë së tij për të nxjerrë pengjet nga Gaza. Ai përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim humanitar, më shumë ndihmë për Gazën, lirim pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe mbrojtje të civilëve, spitaleve, objekteve të OKB-së, strehimoreve dhe shkollave.
Sot bëhet muaji nga dita kur në Izrael u vranë 1,400 njerëz, kryesisht civilë, në komunitetet e tyre. Më shumë se 200 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza për t'u mbajtur si pengje. Izraeli thotë se sulmet e tij dhe ofensiva tokësore në Gaza do të shkatërrojnë Hamasin dhe kërcënimin që paraqet për ta, por thekson që po punon për të minimizuar viktimat civile. Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë./Zëri.ai