
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dëshmoi ditën e sotme në gjyqin për mashtrim civil, kundër tij, në Nju Jork. Gjatë dëshmisë së Trump, tema ishte vlerësimi i vlerës së pronës “Shtatë burimet”. Ndihmës prokurori i përgjithshëm Kevin Wallace e pyeti Trumpin nëse i kujtohej kur ai uli vlerën e pasurisë në raportin e tij financiar, gjë që ish-presidenti tha se nuk e bëri.
Trump konfirmoi se në një moment kompania Trump Org kreu një raport kredie tatimore për “Shtatë burimet” dhe se avokatja e taksave Sheri Dillon trajtoi rastin. Ai shtoi se mendon se vlera e 291 milionë dollarëve në raportin e vitit 2014 është e lartë. Por siç raporton CBS News, Trump shfrytëzoi rastin për të sulmuar në mënyrë të përsëritur gjyqtarin e Nju Jorkut, Arthur Engoron.
“Jam i sigurt se gjyqtari do të vendosë kundër meje, sepse ai gjithmonë vendos kundër meje”, tha Trump në një moment. Por nuk ishte vetëm ky shkaku, gjyqtari ishte lodhour me përgjigjet egjata të Trup. Ndërsa Trump në mënyrë të përsëritur u jepte përgjigje të gjata pyetjeve në lidhje me vlerësimet e pronave të ndryshme të Organizatës Trump, Christopher Kise, një nga avokatët e Trump, i kërkoi Engoron që të lejonte Trump të jepte përgjigje në mënyrën e tij. Gjyqtari nga ana e tij kërkonte përgjigje shkurtimisht, pasi ka vetëm një ditë kohë për dëshminë e Trump.
"Jo, nuk jam këtu për të dëgjuar atë që ai ka për të thënë. Unë jam këtu për ta dëgjuar atë t'u përgjigjet pyetjeve. Ulu! Ju lutem ta kontrolloni klientin tuaj nëse mundeni.Ky nuk është një tubim politik, ky është një sallë gjyqi. Nëse nuk mundeni, unë do ta bëj. Do të nxjerr çdo përfundim negativ që mundem," -tha Engoron, duke ngritur zërin.
Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, akuzohet së bashku me dy djemtë e tij dhe gati dhjetë bashkëpunëtorë biznesi se kanë fryrë vlerën e aseteve të tij me miliarda dollarë për të siguruar kushte më të favorshme kreditimi dhe sigurimi. Prokurorja e Përgjithshme Demokratike e Nju Jorkut, Letitia James po kërkon të paktën 250 milionë dollarë gjobë, një urdhër i përhershëm kundër Trump dhe djemve të tij Donald Jr. dhe Eric për të drejtuar një biznes në Nju Jork dhe një ndalim pesë-vjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale për Trump dhe kompanitë e tij.