Bota

Nga vija e parë e luftës... në diplomaci, ja kush do jetë ambasadori i Ukrainës në MB

Zaluzhny drejtoi mbrojtjen e Ukrainës në dy vitet e para të luftës së nisur nga Rusia.

E.K
Nga vija e parë e luftës... në diplomaci, ja kush do jetë
Valery Zaluzhny

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka emëruar ish-shefin e ushtrisë Valery Zaluzhny si ambasador të Kievit në Mbretërinë e Bashkuar. Zaluzhny drejtoi mbrojtjen e Ukrainës në dy vitet e para të luftës së nisur nga Rusia. Dekreti është publikuar në faqen e Presidencës. Zaluzny u shpall më herët "Hero i Ukrainës". Ukraina nuk ka pasur një ambasador në Londër që kur Zelenskyy shkarkoi ish-të dërguarin Vadim Prystaiko në korrik 2023 pasi ai kritikoi publikisht presidentin.

Zaluzny është shumë i popullarizuar në mesin e shumë ukrainasve për mënyrën se si ai udhëhoqi ushtrinë në orët e para të pushtimit rus më 24 shkurt 2022 dhe për planifikimin e kundërofensive që ndihmoi në çlirimin e zonave të konsiderueshme të territorit të mbajtur nga Moska. Në shkurt ai u zëvendësua nga komandanti i ushtrisë tokësore Oleksandr Sirsky pas tërheqjeve në fushën e betejës dhe dështimit të një tjetër kundërofensivë për të thyer linjat e mbrojtjes ruse.

Largimi i Zaluzny si shef i ushtrisë ka qenë fokusi i interesit në një riorganizim të pozitave të larta në forcat e armatosura të Ukrainës. Pasuan javë të tëra tensioni dhe spekulimesh rreth mosmarrëveshjeve të mundshme midis presidentit dhe komandantit të përgjithshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB