
Foto ilustruese
SHBA- Një stuhi e fuqishme gjeomagnetike 'G4' goditi tokën. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës Amerikane, stuhia e fortë ka goditur planetin tonë. Por megjithatë theksojnë se nuk duhet të ketë arsye për shqetësim apo panik.
Zonat e prekura janë në Amerikën e Veriut.
Shkalla G4 mund të shkaktojë probleme me kontrollin e tensionit të energjisë, si dhe me disa sisteme të rrjetit dhe satelitët.
Megjithatë, ka mundësi që edhe banorët e zonave më të prekura nga kjo stuhi të shohin ngjyra të ndryshme në qiell. Fenomeni, do të zgjasë deri nesër në mesditë./ZËRI
Poll