Bota

Terroristët në Kosovë, raportuesja në PE: Kur do t’i sanksionojmë?

Von Cramon ka shpërndarë videon ku shihen terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës.

E.K
Terroristët në Kosovë, raportuesja në PE: Kur do t’i
Viola von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka pyetur se kur do të nisin sanksionet nga Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Von Cramon e ka bërë këtë pyetje duke shpërndarë videon ku shihen terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës, ndërsa propozon ngrirjen e pasurive të tyre, si dhe ndalimin për të udhëtuar në vendet e BE-së.

“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre njerëzve këtu? Ngrirja e aseteve, e llogarive bankare dhe parandalimi i tyre (dhe i disa kriminelëve të tjerë) për të udhëtuar në shtete e BE-së? Kjo do të ishte së paku sa për fillim (siç kishte bërë ShBA-ja disa kohë më parë)?”, ka shkruar von Cramon në Twitter.

Ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla ka publikuar pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Në pamjet që janë publikuar nga ministri i Brendshëm Xhelal Zveçla, shihet se në mes të grupit është edhe Milan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe.

Postimi i ministrit Xhelal Zveçla:

Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve.

Harta e sulmit terrorist po qartësohet çdo ditë: Aleksandër Vuçiç përmes Listës Serbe, dhe këta përmes nënkryetarit të tyre Radoiçiç, kanë ndërmarrë veprimin terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës duke tentuar të destabilizojnë Republikën tonë. Pra, LS e sheh pjesëmarrjen e saj në Kosovë vetëm në mënyrë terroriste./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB