Bota

PAMJET/ Izraeli sulmon konsullatën siriane në Damask, vritet Komandanti i Gardës Revolucionare

Sipas të njëjtave burime, ambasadori iranian nuk u lëndua në sulmin ajror.

E.K
PAMJET/ Izraeli sulmon konsullatën siriane në Damask, vritet
Pamje nga vendi i ngjarjes

DAMASK- Një sulm ajror izraelit shënjestroi konsullatën iraniane dhe rezidencën e ambasadorit iranian në Damask të hënën pasdite, raportojnë mediat e huaja. Sipas të njëjtave burime, ambasadori iranian nuk u lëndua në sulmin ajror. Në të njëjtën kohë, burimet raportuan për Reuters se një ndërtesë ngjitur me konsullatën iraniane u "godit" nga sulmi ajror, duke rezultuar në vdekjen e komandantit të lartë të Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohammad-Reza Zahedi, dhe pesë të tjerëve.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, i cili ka përshkallëzuar sulmet kundër organizatave të lidhura me Iranin në mes të luftës së tij të vazhdueshme në Gaza kundër Hamasit që nga 7 tetori. Korrespondentët e AFP-së në vendngjarje konfirmuan se ndërtesa pranë ambasadës ishte rrafshuar, në një lagje të pasur të Damaskut.

Ushtria izraelite tha se nuk komentonte raportet e mediave të huaja. Ndërkohë ministria siriane e Mbrojtjes tha se avionët izraelitë shënjestruan ndërtesën nga Golani i  pushtuara rreth orës 17:00 me orën lokale (14:00 GMT). Mbrojtja ajrore siriane rrëzoi disa nga raketat që ata lëshuan, por raketa të tjera depërtuan dhe "shkatërruan të gjithë ndërtesën, duke vrarë dhe plagosur të gjithë brenda", shtoi ministria.

Mediat iraniane, nga ana e tyre, raportuan se “Hossein Akbari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Damask, dhe familja e tij nuk u lënduan nga sulmi izraelit”. Incidenti ndodhi disa ditë pasi Observatori raportoi sulmet izraelite që vranë 53 njerëz në Siri, duke përfshirë 38 ushtarë dhe shtatë anëtarë të Hezbollahut të mbështetur nga Irani./ZËRI

Poll

MOS HUMB