Bota

Përplasja në Veri të Kosovës, Vuçiç paralajmëron konferencë urgjente

Fillimisht ishte projektuar që të ishte drejtori i zyrës për Kosovën, Petër Petkoviç, ai që do të dilte në konferencë në orën 14:00, por pas deklaratës së Albin Kurti, është ndërruar vendi me presidentin.

k.m.
Përplasja në Veri të Kosovës, Vuçiç
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajëruar një konferencë të jashtëzakonshme, sonte në orën 20:00, ku edhe pritet që t'i drejtohet publikut lidhur me situatën në Kosovë. Siç është paralajmëruar, Vuçiç do të flasë nga Presidenca e Serbisë. Fillimisht ishte projektuar që të ishte drejtori i zyrës për Kosovën, Petër Petkoviç, ai që do të dilte në konferencë në orën 14:00, por pas deklaratës së Albin Kurti, është ndërruar vendi me presidentin.

"Ai do të nxjerrë në shesh të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë,"-shkruajnë mediat serbe që raportojnë për konferencën e kreut të shtetit serb.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Kosova është tronditur mëngjesin e kësaj të diele nga një sulm terrorist, që grupe kriminale që dyshohet se janë të lidhura me Serbinë i kanë bërë punonjësve të policisë në Leposaviq. Si pasojë e sulmit me armë dhe me mjete të tjera shpërthyese mbeti i vrarë reshteri i policisë Afrim Bunjaku, dhe u lënduan dy efektivë të tjerë. Deri tani janë vrarë 2 agresorë. Presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj zyrtare në SHBA, ndërsa kryeministri Albin Kurti thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Pas mbledhjes Kurti ka deklaruar se më shumë se 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – po mbahen të rrethuar në manastirin e Banjskës, mes tyre pretendon se ka edhe forca Wanger. Kurti iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, ndërsa Serbia ende hesht./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB