Bota

"Princesha e Uzbekistanit" akuzohet si "koka" e një grupi kriminal

Karimova, e njohur edhe me pseudonimin "Princesha e Uzbekistanit", akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj.

k.m.
"Princesha e Uzbekistanit" akuzohet si "koka" e një
Gulnara Karimova

UZBEKISTAN- Gulnara Karimova, e bija e ish-diktatorit të Uzbekistanit, Islam Karimov, po ndiqet penalisht nga autoritetet zvicerane si kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare që “pastroi” qindra milionë dollarë. Sipas "Financial Times", Karimova, e njohur edhe me pseudonimin "Princesha e Uzbekistanit", akuzohet për vjedhjen e qindra milionëve nga vendi i saj. Akuzat e reja ndaj 51-vjeçares, e cila ndodhet në burg në Uzbekistan që nga viti 2019. 

Sipas Times, organizata kriminale e drejtuar nga ish-diplomati i OKB-së quhej "Byroja" dhe përfshinte më shumë se 100 kompani legjitime që punonin në fshehtësi për të fshehur paratë e vjedhura. Karimova gëzoi imunitet diplomatik për vite të tëra dhe udhëtoi nëpër botë, duke shfaqur stilin e jetës së saj luksoze dhe marrëdhënien me të famshëm.

Karimova, e cila më parë kishte një karrierë si stiliste mode, thuhet se ka përdorur kasaforta në bankën private zvicerane 'Lombard Odier' për të fshehur diamante dhe gurë të tjerë të çmuar me vlerë miliona. Nga ana tjetër, Karimova i mohon akuzat e saj. Autoritetet zvicerane nisën një hetim ndaj Karimovës pas vdekjes së babait të saj në vitin 2016, kur ajo humbi imunitetin e saj diplomatik. Karimova u vendos në arrest shtëpiak në vitin 2013 pasi situata politike në vendin e Azisë Qendrore ndryshoi dhe u dënua në vitin 2017. Avokatët e saj pretendojnë se ajo është torturuar dhe shkelur të drejtat e saj themelore./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB