Bota

Putin në Kinë, Xi Jiping: Miku im i vjetër! Nënshkruhet plani i partneritetit Rusi-Kinë

Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Kinës.

f.t
Putin në Kinë, Xi Jiping: Miku im i vjetër! Nënshkruhet
Vladimir Putin dhe Xi Jiping

KINË-Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë shtetërore dy-ditore, ndërsa të dy vendet synojnë të thellojnë më tej një marrëdhënie që është afruar më shumë që kur Moska pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë.  Atokolona e Putinit prej gati 20 automjetesh, e shoqëruar nga një formacion motoçiklistësh të veshur me uniforma të bardha ceremoniale, mbërriti jashtë Great Hall of the People rreth orës 11 të mëngjesit për të takuar presidentin kinez Xi Jinping.

Në takimit, Xi e përshëndeti Putinin si një “mik të vjetër”. Ai i tha homologut rus se marrëdhënia e Kinës dhe Rusisë i kishte qëndruar provës së kohës dhe se ata i kishin ofruar njëri-tjetrit “udhëzime strategjike” në më shumë se 40 takimet e tyre gjatë dekadës së fundit. 

Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Kinës. Me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila pasoi më shumë se dy orë bisedime, Xi vuri në dukje se të dy vendet ishin anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe po punonin për të formuar një botë shumëpolare, raportoi RIA.

Xi tha se të dy vendet po i çojnë më tej marrëdhëniet e tyre si "fqinjë të mirë, miq të mirë, partnerë të mirë" dhe se Kina shpreson për rivendosjen e shpejtë të paqes dhe stabilitetit në Evropë . Ai tha se vendi i tij do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB