Bota

TRONDITET Zvicra, një burrë sulmon me thikë kalimtarët, disa të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë

Raportohet se sulmi me thikë ndodhi në një pjesë qendrore të Zöfingen, në kantonin zviceran të Aargau, pranë kufirit me Gjermaninë.

E.K
TRONDITET Zvicra, një burrë sulmon me thikë kalimtarët, disa
Pamje nga vendi i ngjarjes

ZVICER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditën e sotme në Zvicer, ku një burrë ka qëlluar me thikë kalimtarët, mes tyre dhe një grua shtatzënë. Raportohet se sulmi me thikë ndodhi në një pjesë qendrore të Zöfingen, në kantonin zviceran të Aargau, pranë kufirit me Gjermaninë.

Sulmuesi tentoi të arratisej, por u arrestua pak më vonë, teksa po përpiqej të fshihej në një pallat ngjitur. Sipas policisë, motivi i agresorit, i cili sulmoi pa dallim kalimtarët, mbetet i paqartë.

Një zëdhënës i policisë nuk ishte në gjendje të jepte një numër të saktë të të plagosurve që po trajtohen në spital, por vuri në dukje se disa prej tyre kanë lëndime të rënda. Dëshmitarët okularë kanë deklaruar gjithashtu se autori është plagosur vetë.

Operacioni i gjerë policor, i cili zgjati rreth dy orë, përfshiu forcat speciale të policisë dhe një helikopter shpëtimi. 20 Minuten.ch raporton se shkolla është evakuuar si masë paraprake, por fëmijët janë të gjithë të sigurt. Denoncimet e para në polici mbërritën rreth orës 16:00 (ora lokale, 17:00 në Greqi) dhe flisnin për një person që sulmonte kalimtarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB