
ZURICH- Prokurorët zviceranë paditën të premten bankën private "Lombard Odier" dhe një nga ish-punonjësit e firmës për "pastrim parash". Banka dhe ish-punonjësi dyshohet se kanë luajtur një rol vendimtar në mundësimin e fshehjes së të ardhurave të një sipërmarrjeje kriminale të dyshuar të ngritur vite më parë nga Gulnara Karimova, vajza e presidentit të ndjerë të Uzbekistanit, Islam Karimov.
Lombard Odier mohoi pretendimet duke shtuar se kishin nisurt hetimet pasi kishte ardhur raportimi nga autoritetet zvicerane në vitin 2012.
"Akuzat janë të pabaza dhe të pabaza dhe janë mohuar me vendosmëri nga banka."
Karimova, e cila aktualisht është në burg dhe u padit nga Prokuroria zvicerane i mohoi gjithashtu akuzat e ngritura ndaj saj. "Lombard Odier" me qendër në Gjenevë, daton që nga viti 1796, raportoi asete totale të klientit prej 296 miliardë franga zvicerane (336 miliardë dollarë) në fund të vitit të kaluar.
"Është shumë e pazakontë që një bankë të ngarkohet me akuzë,"-tha Peter V. Kunz, një profesor i ligjit të biznesit në Universitetin e Bernës. Kunz tha se akuzat ishin të dëmshme për Lombard Odier, pavarësisht nga rezultati. Sipas ligjit penal, banka u përball me një gjobë, por po konsiderohen edhe sanksione.
Prokuroria zvicerane prentendon se "Lombard Odier" ka dështuar që të zbatojë standardet kundër pastrimit të parave dhe udhëzimet e veta të brendshme në hapjen dhe menaxhimin e 9 llogarive bankare të Karimovas. Po ashtu, sipas Reuters, prokurorët zviceranë thanë se Karimova dhe një person tjetër dyshohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të njohur si "The Office", e cila operonte në disa vende dhe për pastrimin e të ardhurave zgjodhën Zvicrën, midis 2005 dhe 2012. Ish-punonjësi i bankës, ka punuar në seksionin e klientëve privatë të bankës midis viteve 2008 dhe 2012 dhe dyshohet se ka hapur ose rregulluar hapjen e nëntë llogarive.
Karimova, 52, është aktualisht në burg në Uzbekistan, pasi u burgos në vitin 2019 për shkelje të kushteve të arrestit të saj shtëpiak dhe për marrjen e një dënimi në vitin 2015 për përvetësim të fondeve publike dhe zhvatje./ZËRI