Bota

Serbia ndalon në Merdare ish-deputetin e LVV, Gramos Agusholli

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë menjëherë një reagim, duke njoftuar edhe misionet diplomatike në Prishtinë. 

k.m.
Serbia ndalon në Merdare ish-deputetin e LVV, Gramos Agusholli
Gramos Agusholli

PRISHTINË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare të Merdares teksa po shkonte drejt Sllovenisë. Për ngjarjen nuk ka asnjë sqarim nga ana e autoriteteve serbe, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë menjëherë një reagim, duke njoftuar edhe misionet diplomatike në Prishtinë. 

Njoftim për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Serbi

Sot paradite, më 26 maj 2025, jemi njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë. Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin. MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar të gjithë partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të mëtejshëm në lidhje me këtë rast. Çdo informacion i ri do të shpërndahet menjëherë pas konfirmimit zyrtar./ZËRI

Poll

MOS HUMB