
UASHINGTON – Opinioni publik po ‘zien’ në SHBA, pasi raportohet se në momentin që Izraeli, një nga aleatët e ngushtë të Uashingtonit, shpalli luftë, Joe Biden zhvilloi një festë Barbecue në Shtëpinë e Bardhë.
Siç shkruan New York Post, festa në rezidencën presidenciale u zhvillua pasditen e së dielës dhe u njoftua përmes një senatori republikan.
BREAKING: As the world is on fire, loud music at the White House this evening as President Biden and First Lady Jill Biden host a BBQ for White House Executive Residence staff and their families. pic.twitter.com/LvthXTMIUr
— Simon Ateba (@simonateba) October 9, 2023
Gazetari Simon Ateba, i cili raporton nga Shtëpia e Bardhë, ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë një postim në X, duke shkruar se ndërsa bota po digjet, nga Shtëpia e Bardhë dëgjohet muzikë.
“Në Shtëpinë e Bardhë ka muzikë. Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden shijojnë një Barbecue me të ftuarit, stafin e tyre dhe familjet e tyre”, ka shkruar gazetari në postimin e tij.
Më pas, ai pretendon se dje në mbrëmje ishte planifikuar një Barbecue për nder të stafit të Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk u anulua, pavarësisht se Izraeli kishte pësuar një sulmet më të rënda terroriste në historinë e saj.
Gazetari shtoi gjithashtu se çifti presidencial festoi deri në orët e vona të natës, ndërsa Gaza ishte në flakë./Zëri.ai/