
HONOLULU- Një ish-oficer i CIA-s, i akuzuar për spiunazh për Kinën për të paktën një dekadë, u deklarua fajtor. Alexander Yuk Ching Ma, 72 vjeç, ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në gusht të vitit 2020. Departamenti i Drejtësisë nxorri në gjyq provat që kishte mbledhur kundër Ma, përfshirë edhe një takim që ky i fundit zhvilloi me të afërmin e tij që i kishte sjellë para.
Videoja tregon Ma duke numëruar 50,000 dollarët e marra nga agjentët kinezë për shërbimin e tij. Sipas mediave të huaja, të dy burrat më pas ranë dakord të vazhdojnë të ndihmojnë agjencinë e inteligjencës së Shangait. Në vitin 2003, Ma u punësua nga FBI në Hauai për të ofruar shërbime gjuhësore.
Edhe vëllai i tij i madh ishte bashkëpunëtor, por 10 vite më parë u diagnostikua me Alzheimer dhe aktualisht konsiderohet plotësisht i paaftë nga sëmundja. Kështu që ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Ndërsa vetë ish-agjenti, është i shëndetshëm, nuk vuan nga asnjë sëmundje, çrregullim apo sëmundje e rëndë mendore.
FBI dinte për lidhjet e Ma me inteligjencën kineze dhe e rekrutoi atë për të punuar në një zyrë të izoluar, ku mund të monitoroheshin aktivitetet e tij. Edhe sot Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk ka dhënë detaje se si u ekspozua Alexander Yuk Ching Ma./ZËRI