
HAMBURG– Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën në Hamburg: një politikan i SPD-së po fiton popullaritet në TikTok me fushatën e tij zgjedhore. Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës së Markus Schreiber, i cili është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Hamburg, Gjermani.
Schreiber e trajton këtë fushatë shumë thjeshtë! Ai ka postuar disa video në TikTok duke folur shqip dhe zotohet ta mësojë gjuhën tonë. Të gjitha videot në rrjetet e tij sociale i shoqëon me këngën "Të ka lali shpirt" dhe me simbolin e shqiponjës me dy duart...
FUSHATA ME VIDEO:
View this post on Instagram
Dhe duket se ia vlejti! Brenda një kohe shumë të shkurtër, 64-vjeçari Markus Schreiber ka kapur 304,181 pëlqime me postimin e tij dhe 161,042 me të dytin. Në total janë rreth 9,000 votues shqiptarë që mund ta mbështesin në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme më 2 shkurt. Dhe atij i duhen vetëm 5-6000 vota që të zgjidhet në parlament. Me rreth 9,000 shqiptarë vendas me të drejtë vote, ai mund të "kapë" deri në 45,000 vota./ZËRI