Bota

Të nxirë nga dhuna/ 2 nga autorët e sulmit terroristit dalin para Gjykatës në Rusi, Medvedev: Do marrim hak!

Autoritetet ruse kanë njoftuar arrestimin e 11 personave, mes të cilëve katër autorët.

k.m.
Të nxirë nga dhuna/ 2 nga autorët e sulmit terroristit dalin para
Dalerjon Barotovich Mirzoyev dhe Saidakrami Murodali Rashabalizonda

RUSI- Dy nga të arrestuarit për sulmin terrorist në Bashkinë Crocus në Moskë po përballen me mundësinë që të burgosën përjetë. Fotot e tyre, të dhunuar, kanë bërë xhiron e mediave. Të dy janë identifikuar si Dalerjon Barotovich Mirzoyev dhe Saidakrami Murodali Rashabalizonda. Por vetëm ky i fundit u deklarua fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.

Përveç tyre, autoritetet ruse kanë njoftuar arrestimin e 11 personave, përfshirë katër autorët.

Të nxirë nga dhuna/ 2 nga autorët e sulmit terroristit dalin paraTë nxirë nga dhuna/ 2 nga autorët e sulmit terroristit dalin para

Lidhur me rastin reagoi edhe Dmitry Medvedev, zëvendëspresident i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i cili tha se ata që planifikuan sulmin duhet të ndiqen dhe të vriten.

“Ne do të marrim hak për secilin nga të vrarët dhe të plagosurit pavarësisht nga vendi i origjinës, pozicioni, statusi, etj. Tani ata janë objektivi ynë kryesor dhe legjitim,”-tha ai.

Por sesi do të reagojë presidenti rus ende nuk dihet sepse akoma nuk e ka hequr fajin nga Ukraina. Në orët e fundit mediat ndërkombëtare e shohin si një mundësi të madhe që Putini të përshkallëzojë sulmet kundër Ukrainës. Edhe pse Kievi ka mohuar çdo lloj përfshirje në këtë sulm terrorist./ZËRI

Poll

MOS HUMB