
LAS VEGAS – Oficerët e policisë lajmëruan në X se një person ka qëlluar me armë zjarri në Universitetin e Nevadës. Policia e Las Vegas tha në një postim të veçantë në X se nga ngjarja dukej se kishte shumë viktima.
Universiteti tha se agresori ishte në Beam Hall, Frank and Estella Building, vendi i Shkollës së Biznesit Lee në UNLV. Autoritetet deklaruan se i dyshuari gjithashtu ka vdekur. Aeroporti, që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ndaloi fluturimet deri në një njoftim të dytë.
Të shtënat ndodhën në një qytet, ku ka ndodhur një nga vrasjet masive më të këqija në historinë e SHBA, më 1 tetor 2017. Në këtë datë, të shtënat masive në kazinonë Mandalay Bay në Las Vegas, shkaktuan 60 njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur./ZËRI/