
Varka e gjetur në Brazil
BRAZIL- Të paktën 20 trupa të dekompozuar u gjetën nga peshkatarët në një varkë në brigjet e Brazilit verilindor. Varka u gjet në brigjet e Bragança, në verilindje të Parás. Lajmin e dha Ministria federale e Rendit Publik të Brazilit.
Zyrtarët thanë se të paktën 20 trupa u gjetën në varkë, por për shkak të dekompozimit të tyre, nuk dihet se sa persona kanë vdekur vërtetë në bord. E po ashtu, për shkak të gjendjes së tyre do të jetë i vështirë edhe identifikimi. Deri më tani mendohet se të vdekurit nuk janë nga Brazili, por ndoshta nga Karaibet.
Kjo për shkak se autoritetet lokale kanë vënë në dukje se nuk ka pasur raportime për brazilianët e fundit./ZËRI
Poll