
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Princin Harry për "pabesinë" e tij ndaj mbretëreshës së ndjerë të Anglisë, Elisabeth II, duke u shprehur se nuk do t'i ofronte asnjë mbrojtje, ndryshe nga sa bën pasardhësi i tij, Joe Biden.
Trump i bëri komentet në konferencën e CPAC në Uashington, D.C., ku ndër të tjera shprehu zemërimin e tij ndaj administratës Biden për "mbrojtjen e Harryt" duke mbajtur të fshehtë statusin e tij të emigracionit.
“Unë nuk do ta mbroja atë. Ai e tradhtoi Mbretëreshën. Kjo është e pafalshme. Ai do të jetë vetëm për aq kohë sa të jemi unë në pushtet,”-tha Trump. Po ashtu, Trump pretendon se Biden po injoron faktin që Princi Harry ka deklaruar publikisht se ka përdorur drogë dhe ende e lejon të qëndrojë në SHBA.
Komentet e Trump vijnë një ditë pasi Princi Harry u përball me një seancë gjyqësore mbi akuzat se ai falsifikoi dokumentet e emigracionit në SHBA duke fshehur të shkuarën dhe përdorimin e drogës, situatë të cilën e pranoi në kujtimet e tij "Spare".
Megjithëse disa raporte kanë sugjeruar se Duka i Sussex-it përdori rastin e 'drogës' për të shitur librin dhe se nuk ka asnjë provë të fortë që ai është konsumator i lëndëve narkotike. Por kjo duket se nuk ka shumë rëndësi për Trump./ZËRI