
SHBA- Ndërsa situata në Los Angeles dukej se u qetësua të hënën në mëngjes dhe pak më pas Organizata e Kombeve tw Bashkuara i bëri thirrje Uashingtonit të mos e “militarizojë” më tej situatën, por Donald Trump duket se ka qëllime të tjera dhe nuk ka dëshirë të tërhiqet. Sipas asaj që "CNN" i thanë tre persona me njohuri për atë që ka ndodhur në rajon gjatë tre ditëve të fundit, afërsisht 500 marinsa janë të vendosur në Qendrën e Operacioneve Ajrore dhe Tokësore të Korpusit të Marinës në Kaliforni. Ata janë mobilizuar për të ndihmuar forcat e Gardës Kombëtare që u thirrën nga presidenti amerikan gjatë fundjavës pa pëlqimin e guvernatorit të Kalifornisë ose kryebashkiakut të Los Angelos.
Vendosja e të gjithë batalionit të Marinës shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm në përdorimin e ushtrisë nga Trump si një shfaqje force kundër protestuesve, por ende nuk është e qartë se cili do të jetë misioni i tyre pasi të mbërrijnë në Los Angeles. Ashtu si Gardës Kombëtare, edhe marinsave u ndalohet të kryejnë aktivitete të zbatimit të ligjit, të tilla si arrestimet, përveç nëse Trump përdor Aktin e Kryengritjes. Marinsat pritet të marrin përsipër disa nga detyrat e anëtarëve të Gardës Kombëtare që janë vendosur në Los Angeles gjatë dy ditëve të fundit.
OKB bën thirrje për ulje të tensioneve
Më parë, OKB bëri thirrje për "ulje të tensioneve" pas tre ditësh trazirash në Los Angeles.
"Ne nuk duam të shohim militarizim të mëtejshëm të situatës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve në nivel lokal, shtetëror dhe federal të punojnë në këtë drejtim,"- tha Farhan Haq , zëvendëszëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ndërsa presidenti amerikan vendosi ushtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles.
Shteti i Kalifornisë ngriti padi kundër qeverisë.
Në të njëjtën kohë, Shteti i Kalifornisë po hyn në konflikt të drejtpërdrejtë me administratën Trump, me Prokurorin e Përgjithshëm Rob Bonda që njoftoi sot ngritjen e një padie kundër qeverisë. Gjatë një konference për shtyp, Bonda e përshkroi urdhrin e Trump si "të panevojshëm, kundërproduktiv dhe, më e rëndësishmja, të paligjshëm", duke argumentuar se ai përbën një abuzim me pushtetin, një shkelje të Amendamentit të 10-të të Kushtetutës dhe një tejkalim të kompetencave të qeverisë federale.
Newsom: Trump po mbjell frikë
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi Presidentin Trump se po përpiqet të "mbjellë terror dhe frikë" për të imponuar kontroll në shkelje të Kushtetutës. Newsom, sipas Bonda-s, nuk dha autorizim për vendosjen e Gardës Kombëtare dhe urdhri përkatës injoron plotësisht dëshirat e autoriteteve lokale./ZËRI