Bota

Trump pritet të dëshmojë në FBI për atentatin ndaj tij

Raportimet e fundit nga mediat amerikane thonë se Trump ka pranuar që të dëshmojë si "viktimë" para hetuesëve të FBI, duke respektuar protokollin që ndiqet në ngjarje të tilla.

k.m.
Trump pritet të dëshmojë në FBI për atentatin ndaj tij
Donald Trump

SHBA- FBI vazhdon hetimet për atentatin që u organizua ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump. Raportimet e fundit nga mediat amerikane thonë se Trump ka pranuar që të dëshmojë si "viktimë" para hetuesëve të FBI, duke respektuar protokollin që ndiqet në ngjarje të tilla.

"Duam të dimë versionin e tij lidhur me ngjarjen,"-tha Kevin Rozek, agjenti special i ngarkuar me zyrën e FBI-së në Pittsburgh.

Në një konferencë në mëngjes me gazetarët, zyrtarët e FBI-së thanë se nuk kishin përcaktuar ende motivin e Thomas Crooks, 20-vjeçarit të armatosur që u qëllua dhe u vra nga një agjent i Shërbimit Sekret pasi hapi zjarr në një tubim të fushatës së Trump. Por ata thanë se Crooks kishte kërkuar në internet për ngjarje si ajo që kishte ndërmend të kryente. Madje kishte studiuar edhe tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico majin e kaluar. Në kërkimet e tij në rrjet, i riu ishte foksuar edhe në informacion për presidentët aktualë dhe ish-presidentët e SHBA.

Sipas FBI-së, autori ka bërë më shumë se 25 blerje të ndryshme online në lidhje me armët e zjarrit në vitin 2023 duke përdorur një pseudonim. Në vitin 2024, bleu edhe gjashtë lëndë kimike që përdoren në prodhimin e pajisjeve shpërthyese.

Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se ai kishte ndonjë bashkëpunëtor në atentatin ndaj Trump./ZËRI

Poll

MOS HUMB