
SHBA- Zgjedhjet në SHBA po afrojnë dhe kandidatët po planifikojnë tubimet e tyre zgjedhore. Donald Trump do të organizojë tubimin e tij të parë në publik që pas atentatit të dështuar ndaj tij në Butler të Penslivanisë. Trump është planifikuar t’i drejtohet një turme në Grand Rapids, Michigan, rreth orës 17:00 të shtunën. Kjo është një nga disa ndalesa të fushatës që ish-presidenti ka bërë në shtetin kyç të fushëbetejës, pasi sondazhet e tregojnë atë në një garë të ngushtë kundër Presidentit Joe Biden.
Biden, ndërkohë, i është dashur të ndalojë ngjarjet e fushatës pasi u testua pozitiv për COVID-19. Ai vazhdon t’i rezistojë thirrjeve në rritje nga anëtarët e partisë së tij për të hequr dorë nga gara për shkak të shqetësimeve për moshën dhe aftësitë e tij njohëse. Por ai po përballet edhe me thirrjet e donatorëve për të hequr dorë nga gara. Thirrjet nuk kanë munguar as nga amerikanët, të cilët kanë nisur një protestë paqësore pranë Shtëpisë së Bardhë, me synimin për të bindur presidentin Joe Biden të japë dorëheqjen nga gara presidenciale.
Organizata “Pass the Torch” thotë se liderët politikë si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, janë ndër ata që mbështesin privatisht lëvizjen e tyre. Qytetarët kërkojnë tërheqjen e Biden nga gara me thirrjen: Joe, kalo pishtarin.

Biden po përballet me kërkesa të shumta nga të gjithë demokratët që po kërkojnë që ai të largohet nga gara. Por, nga ana tjetër vetë presidenti është shprehur qartë që nuk do të tërhiqet nga gara përballë Trump./ZËRI