Bota

VD- Izraeli zbulon një tunel nën spitalin Al-Shifa

zraeli beson se qendra kryesore operacionale e Hamasit fshihet nën spital, një akuzë e mohuar nga milicia dhe drejtuesit e spitalit, por e konfirmuar nga inteligjenca amerikane.

f.t
VD- Izraeli zbulon një tunel nën spitalin Al-Shifa
pamje nga ngjarja

IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar pamjet e asaj që pretendon se tregon një tunel të Hamasit 10 metra nën kompleksin spitalor al Shifa në Rripin e Gazës. Kjo do të ishte prova e parë e pranisë së një rrjeti të mundshëm nëntokësor të Hamasit në objekt. Izraeli beson se qendra kryesore operacionale e Hamasit fshihet nën spital, një akuzë e mohuar nga milicia dhe drejtuesit e spitalit, por e konfirmuar nga inteligjenca amerikane.

“Gjetjet vërtetojnë qartë se ndërtesa në kompleksin e spitalit përdoren nga Hamasi si mbulesë për infrastrukturën dhe aktivitetet terroriste. Për javë të tëra ne i kemi treguar botës për përdorimin cinik të Hamasit të banorëve të Gazës dhe pacientëve të spitalit Shifa si mburoja njerëzore. Këtu ka më shumë prova.”-tha IDF.

Fillimisht ushtria tha se kishte gjetur disa dhjetëra armë, municione dhe jelek antiplumb të fshehur në dhoma të ndryshme të spitalit që do të ishin në dispozicion të Hamasit, por jo praninë e milicëve apo tuneleve nëntokësore. Por struktura është shumë e madhe, gati pesë hektarë dhe kërkimi po vazhdon. Ushtria izraelite ka njoftuar se ka gjetur prova që tregojnë praninë e "infrastrukturës së rëndësishme nëntokësore". Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha gjithashtu se ushtria kishte bërë "zbulime të rëndësishme" gjatë operacionit ushtarak brenda Al-Shifa, por nuk dha më shumë detaje.

Poll

MOS HUMB