Bota

Vdekja e tmerrshme! 24-vjeçarja bie në xhakuzi dhe digjet, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital

abriela Christine Barreto de Freitas qëndroi në spital për gjashtë ditë, me trupin e mbuluar me fasha, por vdiq pasi pësoi një atak në zemër.

k.m.
Vdekja e tmerrshme! 24-vjeçarja bie në xhakuzi dhe digjet,
Gabriela Christine Barreto de Freitas

BRAZIL- Një 24-vjeçare nga Brazili vdiq në një aksident të tmerrshëm pasi i ra të fikët dhe përfundoi në një xhakuzi. Kështu ajo pësoi duke pësuar djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin. Gabriela Christine Barreto de Freitas qëndroi në spital për gjashtë ditë, me trupin e mbuluar me fasha, por vdiq pasi pësoi një atak në zemër.

Tragjedia ndodhi në një hotel në qytetin e Curitibas, ku Gabriela shkoi me një mikeshën e saj.

Sipas motrës së Gabrielës, shoqja e saj ndezi xhakuzin dhe shkoi në shtrat. Në një moment, ajo dëgjoi Gabrielën të rrëshqiste dhe të binte në ujë. Derisa ajo shkoi pranë xhakuzit, lëkura e vajzës kishte filluar të zhvishej.

"Nuk e dimë se si vdiq Gabriela. Askush nuk na dha përgjigje. Na thanë vetëm se ajo pësoi një atak kardiak dhe ndërroi jetë,"- tha motra e viktimës.

Policia po heton rrethanat e vdekjes së vajzës dhe avokati i familjes së saj po kërkon një inspektim të ambienteve të hotelit për të përcaktuar nëse termostati kishte defekt./ZËRI

Poll

MOS HUMB