Bota

Vdes në spitalin e burgut bosi i Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro

Ai i përkiste një familjeje mafioze, ndërsa cilësohet bosi i fundit i krimit i lidhur me Provinzanon

D.XH
Vdes në spitalin e burgut bosi i Cosa Nostras, Matteo Messina Denaro
Matteo Messina Denaro

ITALI - Bosi mafioz Matteo Messina Denaro, i cili kaloi gati tre dekada duke iu shmangur drejtësisë përpara se të arrestohej në janar, ka vdekur ndërsa po merrte trajtim mjekësor, sipas raportimeve të mediave italiane.

Denaro, i cili mendohet se ka urdhëruar dhjetëra vrasje të lidhura me mafien për grupin kriminal Cosa Nostra, vdiq në spitalin San Salvatore në L'Aquila, Itali qendrore, ku ishte trajtuar për kancerin e zorrës së trashë, raportoi Rai.

Para arrestimit të tij në një klinikë private shëndetësore në Palermo në janar, ish-bosi i mafies siciliane kishte qenë i arratisur që nga viti 1993 dhe konsiderohej nga Europol një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, tha prokurori Maurizio de Lucia për CNN në atë kohë.

Messina Denaros iu dhanë disa dënime të përjetshme në mungesë për krimet e tij të shumta, më së tepërmi në vitin 1992 për përfshirjen e tij në vrasjet e prokurorëve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Ai mori dënimin e tij më të fundit të përjetshëm në vitin 2020 për vendosje bombash në Milano, Firence dhe Romë në fund të viteve 1990 dhe për vrasjen e torturimin e djalit 11-vjeçar të një kundërshtari, që dha dëshmi kundër Cosa Nostras.

Para se të vdiste, çështjet për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, dhe për vrasjen e 11-vjeçarit Giuseppe Di Matteo, ishin në proces të çuarjes përpara gjykatave më të larta.

Profil – Kush ishte Messina Denaro

Messina Denaro – njohur si Diabolik – konsiderohet si një nga pasuesit e Bernardo Provenzano, i cili u arrestua në mënyrë të befasishme, ndërsa fshihej në një shtëpi ferme jashtë Corleones, Siçili, në prill 2006.

Të qënit pjesë e mafies ishte një traditë familjare për Messina Denaro, lindur nga një bos i njohur mafioz në Siçili më 26 prill 1962. Mes të arrestuarve në goditjet që iu bënë mafies mes viteve 2009-2010 ishte vëllai i tij, Salvatore Messina Denaro.

Në vitin 2013, motra e tij, Patrizia Messina Denaro, u dënua me 14 vjet burg, një burgosje që po e vuan ende, pasi ishte anëtare e mafies.

Felia Allum, profesore e krimit të organizuar krahasues dhe korrupsionit në Universitetin e Bath në Mbretërinë e Bashkuar, tha në janar se Messina Denaro ishte i fundit i një brezi të vjetër bosësh të mafias.

"Ai përfaqëson lidhjen përfundimtare midis Cosa Nostra-s luftarake dhe të hapur të fillimit të viteve 1990 dhe mafies së heshtur, të ngjashme me biznesin e shekullit të 21-të," tha ajo në atë kohë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB