
PRISHTINË- Rina Maloku është marrë në pyetje në lidhje me rastin e vdekjes së bashkëshortit të saj, Festim Isufit. Sipas mediave të Kosovës, hetuesit e Policisë e kanë ftuar për intervistim Rina Malokun, i cili vdiq në rrethana të dyshimta.
"Ajo po merret në pyetje nga hetuesit policorë në Prishtinë,"-kështu raporton Paparaci nga burime brenda Prokurorisë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion nëse e reja do të arrestohet. Kur është kontaktuar nga mediat, ai është shprehur: Çështja është nën hetim!
Lidhur me ngjarjen, familja e Festim Isufit në Përlepnicë të Gjilanit, nuk kanë dashur të prononcohen për media lidhur me ngjarjen. Familja ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar raportin e IML-së për vdekjen e Festimit dhe se është në pritje të këtij raporti për të mësuar edhe shkakun e vërtetë të ndarjes nga jeta të familjarit të tyre.
Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë. Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes. Deri më tani ka dyshime se viktima fillimisht plagosi me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe më pas i mori jetën vetes./ZËRI